Welcome//Mirësevini tek : steelix
   
 
  eBooks

TCP (Transmission Control Protocol)

Protokolli TCP/IP. Për bartjen e të dhënave digjitale në çdo rrjeti të ndërtuar së paku nga dy kompjuter dhe një lidhje transmetuese e informatave nevojitet protokollimi i të dhënave. Nëse ky protokollim standardizohet për disa rrjete, atëherë kemi të bëjmë me një sistem të rrjeteve që quhet internet. Sot, c´do transportim (bartje apo shkarkim) i të dhënave nga fletat elektronike, E-Mail, FTP-së ose transportimet nga ndonjë Telenet i largët, zbërthehen në të ashtuquajtura "paketa" dhe protokollohet me protokollin TCP (Transmission Control Protocol) (Protokolli i transmetimeve të kontrolluara). Në këtë protokoll futen të dhënat mbi paketë dhe të dhënat e adresuesit IP (Internet Protocol) (Protokolli i internetit).
Gjatë kërkimit të ndonjë flete elektronike në internet apo postes elektronike E-Mail, ju dërgoni të dhëna në rrjetë. Këto të dhëna zbërthehen në paketa. Paketat në vete kanë të dhënat për adresën se ku duhet të mbërrijnë dhe numrin e radhës në të dhënën e dërguar në rrjetë.
Për arritjen në adresën e saktë, të paketës dhe në radhën e duhur brenda të të dhënës së dërgua në rrjetë, përkujdeset protokolli TPC. TCP-ja përkujdeset që paketat të transportohen në adresë të saktë dhe sipas radhës së duhur. Pasi që të kenë mbërri të gjitha paketat në adresën e dëshiruar mbyllet procesi i transmetimit (bartjes ose shkarkimit).
Sikurse telefonat që në rrjetin telefonikë lajmërohen me një numër të paracaktuar nga qendra, po ashtu edhe çdo llogaritës që kyçet në internet ka një numër të quajtur Adresa IP. Llogaritësit të lidhur në rrjetë quhen Host ose Llogaritës Host. Kështu, kur ju kyçeni me kompjuterin personal në rrjetë, qendra e juaj, ju lajmon aty me një Adresë IP. Keto qendra në terminologjinë e përdorur sot i quajnë Provider. Qendra ka llogaritës Host, në të cilin lajmërohet kompjuteri juaj dhe nga aty merre një Adresë IP statike me të cilën lajmëroheni në llogaritës tjerë. Disa qendra të mëdha kanë funksionet shërbyese që ju mundësojnë klientëve të tyre një lajmërim (Adresën IP) dinamikë. Me këtë shërbim ju mundësohet prezantimi i ndryshëm i Adresës IP të kompjuterit tuaj në rrjetet tjera. Mirëpo lajmërimi juaj në qendër është i njëjti edhe pasi të jeni ri lajmëruar në qendër, porse për rrjetet dhe llogaritësit tjerë në rrjetë, qendra do të prezantojë një Adresë IP tjetër nga ajo para. Për një gjë të tillë klientit i nevojite një program (software) që pranon protokollin TCP/IP. Në sistemin operativ TCP (Transmission Control Protocol)

Protokolli TCP/IP. Për bartjen e të dhënave digjitale në çdo rrjeti të ndërtuar së paku nga dy kompjuter dhe një lidhje transmetuese e informatave nevojitet protokollimi i të dhënave. Nëse ky protokollim standardizohet për disa rrjete, atëherë kemi të bëjmë me një sistem të rrjeteve që quhet internet. Sot, c´do transportim (bartje apo shkarkim) i të dhënave nga fletat elektronike, E-Mail, FTP-së ose transportimet nga ndonjë Telenet i largët, zbërthehen në të ashtuquajtura "paketa" dhe protokollohet me protokollin TCP (Transmission Control Protocol) (Protokolli i transmetimeve të kontrolluara). Në këtë protokoll futen të dhënat mbi paketë dhe të dhënat e adresuesit IP (Internet Protocol) (Protokolli i internetit).
Gjatë kërkimit të ndonjë flete elektronike në internet apo postes elektronike E-Mail, ju dërgoni të dhëna në rrjetë. Këto të dhëna zbërthehen në paketa. Paketat në vete kanë të dhënat për adresën se ku duhet të mbërrijnë dhe numrin e radhës në të dhënën e dërguar në rrjetë.
Për arritjen në adresën e saktë, të paketës dhe në radhën e duhur brenda të të dhënës së dërgua në rrjetë, përkujdeset protokolli TPC. TCP-ja përkujdeset që paketat të transportohen në adresë të saktë dhe sipas radhës së duhur. Pasi që të kenë mbërri të gjitha paketat në adresën e dëshiruar mbyllet procesi i transmetimit (bartjes ose shkarkimit).
Sikurse telefonat që në rrjetin telefonikë lajmërohen me një numër të paracaktuar nga qendra, po ashtu edhe çdo llogaritës që kyçet në internet ka një numër të quajtur Adresa IP. Llogaritësit të lidhur në rrjetë quhen Host ose Llogaritës Host. Kështu, kur ju kyçeni me kompjuterin personal në rrjetë, qendra e juaj, ju lajmon aty me një Adresë IP. Keto qendra në terminologjinë e përdorur sot i quajnë Provider. Qendra ka llogaritës Host, në të cilin lajmërohet kompjuteri juaj dhe nga aty merre një Adresë IP statike me të cilën lajmëroheni në llogaritës tjerë. Disa qendra të mëdha kanë funksionet shërbyese që ju mundësojnë klientëve të tyre një lajmërim (Adresën IP) dinamikë. Me këtë shërbim ju mundësohet prezantimi i ndryshëm i Adresës IP të kompjuterit tuaj në rrjetet tjera. Mirëpo lajmërimi juaj në qendër është i njëjti edhe pasi të jeni ri lajmëruar në qendër, porse për rrjetet dhe llogaritësit tjerë në rrjetë, qendra do të prezantojë një Adresë IP tjetër nga ajo para. Për një gjë të tillë klientit i nevojite një program (software) që pranon protokollin TCP/IP. Në sistemin operativ TCP (Transmission Control Protocol)

Protokolli TCP/IP. Për bartjen e të dhënave digjitale në çdo rrjeti të ndërtuar së paku nga dy kompjuter dhe një lidhje transmetuese e informatave nevojitet protokollimi i të dhënave. Nëse ky protokollim standardizohet për disa rrjete, atëherë kemi të bëjmë me një sistem të rrjeteve që quhet internet. Sot, c´do transportim (bartje apo shkarkim) i të dhënave nga fletat elektronike, E-Mail, FTP-së ose transportimet nga ndonjë Telenet i largët, zbërthehen në të ashtuquajtura "paketa" dhe protokollohet me protokollin TCP (Transmission Control Protocol) (Protokolli i transmetimeve të kontrolluara). Në këtë protokoll futen të dhënat mbi paketë dhe të dhënat e adresuesit IP (Internet Protocol) (Protokolli i internetit).
Gjatë kërkimit të ndonjë flete elektronike në internet apo postes elektronike E-Mail, ju dërgoni të dhëna në rrjetë. Këto të dhëna zbërthehen në paketa. Paketat në vete kanë të dhënat për adresën se ku duhet të mbërrijnë dhe numrin e radhës në të dhënën e dërguar në rrjetë.
Për arritjen në adresën e saktë, të paketës dhe në radhën e duhur brenda të të dhënës së dërgua në rrjetë, përkujdeset protokolli TPC. TCP-ja përkujdeset që paketat të transportohen në adresë të saktë dhe sipas radhës së duhur. Pasi që të kenë mbërri të gjitha paketat në adresën e dëshiruar mbyllet procesi i transmetimit (bartjes ose shkarkimit).
Sikurse telefonat që në rrjetin telefonikë lajmërohen me një numër të paracaktuar nga qendra, po ashtu edhe çdo llogaritës që kyçet në internet ka një numër të quajtur Adresa IP. Llogaritësit të lidhur në rrjetë quhen Host ose Llogaritës Host. Kështu, kur ju kyçeni me kompjuterin personal në rrjetë, qendra e juaj, ju lajmon aty me një Adresë IP. Keto qendra në terminologjinë e përdorur sot i quajnë Provider. Qendra ka llogaritës Host, në të cilin lajmërohet kompjuteri juaj dhe nga aty merre një Adresë IP statike me të cilën lajmëroheni në llogaritës tjerë. Disa qendra të mëdha kanë funksionet shërbyese që ju mundësojnë klientëve të tyre një lajmërim (Adresën IP) dinamikë. Me këtë shërbim ju mundësohet prezantimi i ndryshëm i Adresës IP të kompjuterit tuaj në rrjetet tjera. Mirëpo lajmërimi juaj në qendër është i njëjti edhe pasi të jeni ri lajmëruar në qendër, porse për rrjetet dhe llogaritësit tjerë në rrjetë, qendra do të prezantojë një Adresë IP tjetër nga ajo para. Për një gjë të tillë klientit i nevojite një program (software) që pranon protokollin TCP/IP. Në sistemin operativ MS Windows p.sh. është nënë regjistrin e Windows dokumenti winsock.dll.






------------------------------------------------------------------------------




Çfare eshte FTP-ja


FTP është shërbim në internet që është i specializuar për shkarkimin (Download) dhe bartjen (Uploade) e regjistrave dhe të dhënave. Përparësi e tij ndaj shërbimeve tjera është që me futjen (Loging) e kompjuterit personal në atë llogaritësin shërbyes (Server) prezantohet e gjithë amëza e llogaritësit nga aty shpejtë mund të barten ose të shkarkohen regjistra të tëra. Përpos kësaj ky shërbim ofron edhe protokollin FTP i cili e bene të mundshëm prezantimin e amëzës dhe përdorimin e saj nga një kompjuter i largët, sikur të ishte ajo amzë në vetë kompjuterin e perdoruesit.
Për futjen në llogaritësit shërbyes FTP janë dy mënyra, ajo e quajtur "normale" FTP dhe "anonime" FTP.
Futja normale është pas futjes në llogaritësin duke përdorur emrin e përdoruesit dhe fjalën kalimtare, të dhëna të cilat janë pranuar më parë nga administratori i llogaritësit. Me kontrollimin e të dhënave të futura, përdoruesit i epet e drejta e përdorimit të llogaritësit.
Futja anonime në llogaritësit shërbyes FTP bëhet tek llogaritësit publikë. Për këtë nuk ju nevojitet leja nga administratori. Në vend të emrit të përdoruesit shkruhet emri anonymous dhe si fjalë kalimtare një kombinacion shkronjash e numrash sipas dëshirës. Në kohërat e kaluara për fjalë kalimtare përdorej adresa E-Mail, por me kalimin e kohës për shkak të anonimiteti nuk praktikohet kjo.
Në rrjetin e internetit ka një numër të madh llogaritësish FTP që janë të hapur për përdoruesit e rrjeti. Nga këta llogaritës pa kompensim mund të barten programe (Software), literaturë për ndihmë, galeri figurash etj.
Për shërbyesit FTP të hapur për opinionin ka disa rregulla. Këto rregulla mund të përmblidhen me një fjalë "je mysafir i mirëpritur deri sa ..."
Bartja e të dhënave nga shërbyesit FTP tani është e mundshme edhe me shfletuesit e versioneve të reja për rrjetin WWW si p.sh. Netscape,Internet Explorer. Në këta shfletues, regjistrat e amzës së shërbyesit FTP interpretohet si listë e nyejve dhe varësisht nga lloji i të dhënës edhe interpretohet në dritaren prezantuese të shfletuesit.
Për administrimin e projekteve personale të prezantuar në rrjetë, duhet të merren programet FTP. Programe FTP ka për të gjitha llojet e sistemeve operative, për Unix dhe gjitha degët e tij, për OS/2 të cilat kanë të integruar programet FTP klientë.






------------------------------------------------------------------------------





Çfarë është BIOS?

BIOS, prej vetë emrit (Basic Input/Output System) është një sistem elementar për hyrjen dhe daljen e të dhënave. Detyra e BIOS është të vërë në punë pajisjet e ndryshme të kompjuterit, si tastierën, hard diskun, memorjen, kartën grafike (monitorin), të zërit, CD-ROM, disketën flopi, orën, ventilatorët, etj. Pasi i përgatit të gjitha këto pjesë, kryen disa teste për t'u siguruar që janë gati për sistemin operativ, Windows, të instaluar në hard disk. Nëse gjithçka shkon mirë në BIOS, kompjuteri është gati për të vazhduar me hapjen e Windows, dhe nëse gjithçka shkon mirë me hapjen e Windows, vazhdojnë softueret e tjera, si antivirusi, shfletuesi i internetit, etj. deri sa kompjuteri arrin gjendjen normale për përdorim.


A duhet të hyj në BIOS?

BIOS kryen funksione të rëndësishme në kompjuter, dhe nëse diçka nuk shkon mirë në BIOS, kompjuteri nuk arrin të hyjë në Windows. Për këtë arsye, është mirë që të mos hyni në BIOS. Në BIOS duhet të hyni vetëm në raste të rralla kur kompjuteri nuk është i aftë të konfigurojë ndonjë pajisje të re të instaluar.


Si të hyj në BIOS?

Sapo hapet kompjuteri, zakonisht në figurën e parë që del, do shihni edhe butonin që duhet të shtypni për te hyrë në BIOS. Varet nga kompjuteri, por butonat e zakonshëm janë ESC, DELETE, F1, F2, F10. Butonin për të hyrë në BIOS duhet ta shtypni në 4-5 sekondat pasi hapni kompjuteri, para se të shikoni stemën e Windows.


Çfarë mund të ndryshoj në BIOS?

Në BIOS mund të ndryshohen shumë opsione, por siç u përmend edhe më lart, këto opsione janë për ekspertët e kompjuterave që kanë konsultuar manualin e kartës mëmë (motherboard). Më poshtë po përmbledh disa nga funksionet më të pëdorur në BIOS.

Renditja e Hapjes (Boot Order) - Ky opsion të lejon të ndryshosh renditjen e pajisjeve prej të cilave mund të hapet kompjuteri. Në gjendjen normale kompjuteri hapet nga hard disku, por hard disku mund të jetë i dëmtuar, prandaj mund të duhet të ndryshosh renditjen që kompjuteri të hapet prej një diskete flopi ose një CD-je. Kompjuteri do i kontrollojë pajisjet e renditura sipas radhës, dhe do hapet nga e para që është saktë. Në gjendjen normale hard disku mund të jetë i pari, por nëse kompjuteri nuk ndizet nga hard disku, duhet të vendosni flopin ose CD-në para hard diskut.

Statusi i Num-Lock - Ky opsion kontrollon nëse butoni num-lock në tastierë është i aktivizuar apo jo kur niset kompjuteri. Por të njëjtën gjë mund ta bëni edhe në Windows, pa hyrë në BIOS, duke ndjekur hapat e shpjeguar këtu.

Tastiera USB (USB Keyboard ose vetëm USB) - Nëse keni tastierë që përdor portën USB të kompjuterit (kabëll me kokë të fllashkët), ky opsion duhet të jetë i aktivizuar (enabled). Nëse keni tastierën origjinale që erdhi bashkë me kompjuterin, nuk është nevoja të ndryshoni gjë se ky opsion do jetë aktivizuar nga kompania.

Fjalëkalimi (Password) - Ky opsion u lejon të vendosni një fjalëkalim në BIOS. Ky fjalëkalim del para fjalëkalimit të Windows dhe i ndalon përdoruesit e tjerë të ndryshojnë BIOS, të fshijnë Windows, të instalojnë Windows të ri, etj. Për kompjuterat e shtëpisë fjalëkalimi i BIOS nuk është i nevojshëm, por nëse kompjuteri është në një ambjent publik, fjalëkalimi i BIOS mund t'u hyjë në punë. Nëse vendosni një fjalëkalim në BIOS, tregoni kujdes të mos e harroni sepse është tepër i vështirë për t'u hequr.

Konfigurimet e Parazgjedhur - Nëse doni të riktheni konfigurimin origjinal të BIOS, ose keni problemi me pajisjet, mund të zgjidhni një prej opsioneve përkatëse më poshtë:
1. Parazgjedhjet e Fabrikës (Factory Defaults) - Ky është konfigurimi i zgjedhur nga kompania që ka prodhuar kompjuterin dhe rekomandohet për gjendjen normale të kompjuterit.
2. Parazgjedhjet Optimale (Optimized Defaults) - Ky konfigurim zgjedh opsionet në atë mënyrë që kompjuteri të jetë sa më i shpejtë, por mund të shkaktojë probleme sepse i shfrytëzon pajisjet në maksimum.
2. Parazgjedhjet e Padëmshme (FailSafe Default) - Ky konfigurim zgjedh opsionet në atë mënyrë që kompjuteri të ketë shans sa më të vogël për të patur probleme. Këtë konfigurim duhet ta përdorni në ato raste kur kompjuteri nuk arrin të hyjë në Windows ose nxjerr ndonje mesazh në sfond blu. Ky opsion mund të çaktvizojë disa pajisje ose i konfiguron ato që të punojnë më ngadalë. Pasi të zgjidhni problemin, këshillohet që të zgjidhet Parazgjedhja e Fabrikës.


Si të dal nga BIOS?

Nga BIOS zakonisht mund të dilni me butonat ESC ose F10. Butoni ESC nuk i ruan ndryshimet, ndërsa opsioni F10 i ruan. Mos e rinisni/shuani kompjuterin gjatë kohës që keni hyrë në BIOS pasi kjo mund të shkaktojë probleme.


A duhet azhurnuar BIOS?

Siç e dini tashmë, BIOS është tepër e rëndësishme dhe këshillohet të mos ngacmohet për aq kohë sa kompjuteri punon në rregull. Të njëjtën këshillë japin edhe vetë kompanitë që nxjerrin azhurnime të BIOS, sepse procesi i azhurnimit mund ta lërë BIOS në gjendje të papërdorshme, e si pasojë nuk mund të bëni më asgjë në kompjuter. Megjithatë, azhurnimi i BIOS ndonjëherë është i domosdoshëm për të rregulluar disa probleme. Azhurnimi duhet kryer vetëm pasi kompania që ka prodhuar kompjuterin ka identifikuar problemin me BIOS dhe u ka treguar hapat e duhur për të azhurnuar atë.





------------------------------------------------------------------------------





Viruset kompjuterike



Sipas rrethit respektivisht hapsires ku jetojme dhe veprojne viruset kompjuterike i kalsifikojme ne:
? Boot virus
? File virus
? Makro virus dhe
? Network virus

Boot viruset jane viruse qe vendosen ne boot sektor .Boot sektori eshte sektori i pare i disketes dhe sektori i pare i particionit te diskut (nese disku eshte i ndare ne particione)
Ne kete sektor mbahen mend te dhenat per diskun respektivisht per particionin e diskut si p.sh. numri i sektoreve te particionit dhe disa programe te vogla.Me startimin e kompjuterit,Bios-i bene leximin e te dhenave nga boot sektori dhe virusi i vendosur ne boot sektor lexohet dhe vendoset si rezident ne memorjen qendorore, keshtu gjate punes se kompjuterit ai kryen aktivitetnin e vet negativ.
Gjithashtu boot virusi mund te vendoset edhe ne sektorin e pare te diskut i cili sektor paraqet Master rekordin startues(Master Boot Sector,Master Boot Record MBR).Mbr ehste sektori i pare i diskut(MBR nuk ka disketa) ku mbahen te dhenat per diskun, particionet,particionin primar dhe disa programe te vogla.Poashtu edhe MBR lexohet me startimin e kompjuterit dhe keshtu virusi i vendosur ne kete pjese behet rezident ne memorje.
Te dhenat ne MBR dhe ne BOOT sektor nuk jane te dhena standarde (si te dhenat tjera) dhe tek keta te dhena nuk kemi qasje ne kuptimin e DEBUG-imit(te intervenoj ne nivel me te ulet), prandaj, viruset qe sulmojne keta pjese jane edhe me te veshtire dhe shkaktojne deme me te medhaja.

File viruset jane viruse te cilet vendosen ne fajlla, zakonisht i sulmojne fajlla me prapashtesa BAT,EXE,COM,SYS,DLL, etj.Gjithashtu mund te gjenden edhe ne fajlla te tjere si p.sh. fajlla te dokumenteve ne Word,Excel, fajllat me permbajtje shablone(template files),fajlla tekstual, fajlla me permbajtje kodin burimor te ndonje programi etj.Keta viruse behen aktive gjate leximit te atyre fajllave dhe keshtu mund te behen rezident ne memorjen qendrore(Vendosen ne memorjen qendrore) te kompjuterit dhe pastaj barten ne fajlla te tjere.

Macro viruset jane viruse te cilet veprimin e demshem e kryejn nepermjet meta gjuheve (gjuhet per shkruarjen e makrove-macro komandat ne programe te ndryshme si Microsoft Word, Excel,Access etj.).Pra jane te shkruara ne makro gjuhet dhe shperndahen nepermjet makrove te perfshira ne programet e fajllave te te dhenave , si p.sh. fajllat me te dhena te pregatitura ne Microsoft Word, Excel, fajllat me shablone etj.Fajllat e ketille mund te permabajne viruse (infektohen me viruse) te ketilla.

Network Viruset jane viruse te cilet shperndahen nepermjet rrjetit kompjuterik.Keta viruse shfrytezojne protokole dhe komandat e rrjetit kompjuterik ose emajlin per shperndarjen (bartjen ) e vetvetes nga ndonje kompjuter ne largesi (Remote Computer).
Te permendim se gjithashtu ekzistojne edhe kombinime si p.sh. boot-file viruse(sulmojne edhe boot sektoret edhe fajllat), network-makro viruse(makro viruset te cilet shperndahen nepermjet emajlit),etj.
Sipas sistemit operativ ne te cilin veprojne viruset kompjuterike mund ti klasifikojme ne viruse ne Dos, Windows 3 * , Windows 95, 98, Me, NT, 2000, xp, OS/2 etj.Gjithashtu ekzistojne edhe viruse qe kane aftesi te sulmojne pjese nje sistemi operativ ose te me teper sisteme operative.

Sipas teknologjise se veprimit viruset kompjuterike i klasifikojme ne:

? Viruse rezidente (TSR viruset)
? Viruset e mshehura (Stealth viruset)
? Viruset shumeformeshe dhe vete enkriptues (Self encryption and polymorphic viruset ). dhe
? Viruset me teknike jo standarde (viruset qe shfrytezojne Non-standard techniques).

Viruset rezidente jane viruse te cilet te kompjuteri i infektuar, me startimin e kompjuterit viruse vendose ne nje pjese te RAM memorjes e cila pjese gjate gjithe punes se kompjuterit eshte aktive.Virusi do te leshoje ate pjese te RAM memorjes me shuarjen ose ristartimin e kompjuterit.Nga ky vend virusi vepron duke u shperndare neper fajlla ose ne rrjete kompjuterike.Viruset mund te jene boot, file, makro ose network virus.Veshtire fshihen.

Viruset e fshehura mund te jene boot viruset ose file viruse, kane vetine te mshehin vetveten.Tentojnë te behen te pa hetueshme duke e ngjit kodin e vet si pjese perberse ne donje fajll programor pa bere ndryshim ne kontrollën e fajllit dhe ne te kete menyre i shmang detektimit, jane viruse mjaft te rezikshme.

Viruset shumeformshe dhe vete enkriptues jane viruse te cilet prodhojne kopje te ndryshuar te vetvetes respektivisht çdo here kur e kopjojne vetveten e ndryshojne kodin e tij duke zvogluar mundesine e zbulimit.Gjithashtu kane vetine qe nje pjese te kodit te vet ta shifrojne (kriptojne) sipas ndonje çelësi te rastit poashtu me qellim te shmangjes se detektimit.Kane veprime te llojllojshme, pra, mund te jene boot ose file.Jane viruse te cilet veshtire identifikohen.Si p.sh virusi i famshem BRONTOK.

Viruset me teknikë jo standarde jane viruse te cilet perdorin teknika dhe forma te ndryshme per te mshefur sa me thelle vetveten ne berthamen e sistemit operativ (si p.sh virusi me emrin “?APA?”), t’i mbrojë kopjet rezidente nga detektimi, tentimi te barte kopje te tij ne Bios, etj.

Sipas aftesise destruktive (shkateruese) te viruseve, viruset i klasifikojmë ne viruse
? Shakash (aspak te rezikshem)
? Jo te rezikshem (me efekte te vogla, grafike, zeri, etj)
? Te rezikshem (te cilet ne menyre serioze e pengojne punene e kompjuterit dhe llogaritjeve) dhe
? Shume te rezikshem (demtojne pjeset vitale te sistemit, fshinje te dhenat, shkatrojne strukturen e te dhenave etj. E deri te djegia e ndonje komponenete hardverike).
Nje karakteristike tjeter e viruseve eshte edhe mundesia e riparimit te demeve te bera (Repairable) qe do te thote pas zbulimit dhe eleminimit (fshirjes) te virusit nuk do te kemi pasoja.Fatkeqesisht kete karakterisike nuk kane te gjithe viruset.

Ne vazhdim do te jap disa shembuj te viruseve dhe vetite e tyre:

1.RIPPER (boot virus, rezident ne memorje dhe i riparueshem, madhesia 512 B)
2.ADOLF (file virus, sulmon fajllat me prapashtesat COM, i riparueshem, madhesia 475 B)
3.B3 (boot virus, rezident ne memorje, madhesia 3880 B)
4.BAMSTER6 (virus me mundesi kriptimi, sulmon EXE fajlla, madhesia 530 B)
5.Friday the 13th (fajll virus i cili nese ndodh data 13 dita e premte atehere i fshine te gjitha fajllat me prapashtese EXE, ndonjehere edhe vetveten).
6.MICHELANGELO (boot virus, rezident ne memorje, vepron me 6 Mars ne ditelindje e Michelangelo)
7.STONED (boot virus, rezident ne memorje, madhsia 440 B)
8.PING PON (boot virus, rezident ne memorje, madhesia 512 B)
9.SHUMANN (makro virus, i riparueshem)
10.KILLDLL (makro virus, i riparueshem) etj.
Lista e viruseve te njohura deri ne Gusht 2002 permban 61883 viruse (e shprehur ne fleta te shkrimit lista perrmaban rreth 1030 faqe te formatit A4) dhe cdo jave ka 10 deri 20 tentime per zhvillimin e viruseve te reja.

Pervec viruseve kompjuterike ekzistojne edhe programe te tjera te demshem por qe nuk sillen si viruse kompjuterike.Programet e ketilla jane:

? Krimbat (Worm) dhe
? Programet e demshme (Harmful Programs).
Kirmbat jane programe kompjuterike parazite te cilet kane aftesine e vete kopjimit, nuk jane viruse dhe nuk infektojne programe tjere.Krimbat krijojne kopje te vetevetes ne te njejtin kompjuter ose mund tu bartin kopjet neprermjet rrjetit kompjuterik.Zakonisht shperndahen nepermjet IRC (Internet Relay Chat) sherbimit te internetit.
Programet e demshem jane programe me ndihmen e te cileve ne menyre te kontrolluar shkaktohen deme, me qellim te caktuar si p.sh. depertimi ne administerimin e ndonje kpmpjuteri, kopjuteri me largesi, kopjimi i shifrave te mshefura, rezimi i sistemeve kompjuterike , etj.p.sh. programet te quajtura Backdoors.Nje lloj tjeter i ketyre programeve jane programet e quajtura Trojan Horses te cilet varesisht prej situates bejne deme, si p.sh. fshijne te dhenat ne diske, e rezojne sistemin etj.Ne krahesim me viruset keta nuk shpendahen gjeresisht sikurse viruset dhe gjate fshirjes se te dhenave nga disku mund te fshinje edhe veteveten pse ose te zbulojne veteveten dhe pastaj lehte te fshihen nga shrytezuesi, Ndryshe keta programe njihen edhe me emrin bomba logjike.



------------------------------------------------------------------------------




10 arsyet kryesore pse demtohet kompjuteri


"Fatal error: the system has become unstable or is busy," thote. "Enter to return to Windows or press Control-Alt-Delete to restart your computer. If you do this you will lose any unsaved information in all open applications."

Ne kete rast sapo jeni goditur nga Ekrani i kalter i vdekjes. Gjdo perdorues i Windowsit do te jete i njohur me te. Qfar mund te beni ju? Ose, si ta ndaloni te mos ndodh?

1. Hardware konflikt

Arsyeja nr.1 pse Windows deshton eshte konflikti hardverik. Gjdo pajisje hardverike komunikon me pajisjet tjera me an te portit "interrupt request channel" i njohur si "IRQ". Keto duhet te jene te vecanta per gjdo driver.

Psh Printeri zakonisht perdor portin IRQ 7. Tastatura zakonisht perdor IRQ 1 dhe floppy disk perdor IRQ 6. Gjdo pajisje hardverike do te tentoj te marr nje IRQ per vete.

Nese keni shume pajisje, ose nuk jane te instaluara mire, dy prej tyre mund te perfundojn duke perdor te njejtin nr. te IRQ. Kur perdoruesi tenton te perdor 2 pajisjet ne te njejten kohe, deshtimi mund te ndodh. Menyra per te kontrolluar nese ka konfilkt hardverik ne PC tuaj ndiqni hapat si ne vazhdim:

* Start-Settings-Control Panel-System-Device Manager.

Shpesh nese nje pajisje ka problem eshte e markuar me nje '!' te verdh e cila paraqitet afer pershkrimit te pajisjes. Markoni Kompjuterin (ne Device Manager) dhe shtypni Properties per te pare IRQ numrat te perdorur nga PC juaj. Nese IRQ nr eshte i shfaqur 2 her ateher nje IRQ eshte duke u pordorur nga nje pajisje.

Nga njehere nje pajisje mund te ndaj nje IRQ me dicka te pershkruar si 'IRQ holder for PCI steering'. Kjo mund te injorohet. Menyra me e mire per te rregulluar problemin eshte te largoni pajisjen dhe te riinstaloni pajisjen.

Nganjeher do tju duhet te gjeni me shume drivere te rinj ne internet per te bere pajisjen qe te fuksionoi ne nje menyr te rregullt. Nje burim i mire eshte www.driverguide.com. Nese pajisja eshte nje kartel e zerit,moden, shume shpesh mund te ndosh qe te rregullohet duke ndryshuar portin hyres ne pllaken ame (mother board) - (Kujdes gjate hapjes se PC tuaj, munde te humbni garancionin).

Gjate kohes sa punoni brenda PC duhet ta fikni, ta largoni nga priza(shtekeri) dhe te prekni nje metal te pangjyrosur per te shkarkuar ngarkesen elektrike.

Per te qene te drejt me Microsot, problemet me IRQ numbers nuk jane te shkaktuar nga ata. Eshte problem qe nga PC i pare i disajnuar per perdorim te IBM 8086 chip. Fillimisht ishin vetem 8 IRQ. Sot jane 16 IRQ ne nje PC. Eshte shume lehte qe te mbetesh pa to. Ka plane per te rritur nr e IRQ-ve ne te ardhmen.

2. Ram jo funksional

Ram (random-access memory - Albanian:memorje e zakonshme per hyrje) mund te sjell probleme ne ekranin e kalter te vdekjes me mesazhin qe thote "Fatal Exception Error". Nje gabim fatal(Fatal Error) mund te sjell probleme te renda per hardwarin. Ndonjehere mund te ndodh qe te jete e demtuar dhe te nevojitet qe te zenvendsohet.

Por nje Gabim fatal i shkaktuar nga Ram mund te shkaktohet nga joperputhja e cipve. psh, perzierja 70-nanosecond (70ns) Ram me 60ns Ram zakonisht do te beje qe PC te punoj me tere Ramin ne nje shpejsi me te ngadalshme. Kjo mund te demotoj shpesh PC nese Rami eshte i mbingarkuar.

Nje zgjedhje per kete problem eshte te hyme ne BIOS settings dhe te rrisim pritjen e Ramit. Kjo mund ta beje at me stabil. Nje menyre tjeter per te zgjedhur nje Ram problem eshte qe te riazherojm Chipet e Ramit ne Pllaken ame, ose te largojm disa nga ta. Pastaj provoni te perserisni rrethanat qe shkaktuan deshtimin qe shkaktuan demtimin. Gjate kohes qe mbani Ramin tentoni te mos i prekni pjeset me ngjyre te arit, sepse mund te demtohen shum lehte.

Shume Error mesazhe i drejtohen direkt Ramit. Ram-et modern jane ose parity (ECC) ose non-parity (non-ECC). Eshte me mire qe te mos i perzijm te 2 llojet, kjo mund te jete nje arsye per problem.

EMM386 error mesazher i referohen problemeve memorike por mund te jete edhe konektimi i keq me Ram. Kjo mund te jete edhe menyre per te liruar memorijen e ngarkuar shpesh te lidhura me programet shume te vjetra te bazuara ne Dos.

3. BIOS settings

Gjdo pllake ame( motherboard ) eshte e fabrikuar me disa rregulla te vendosura ne fabrik. Nje menyre e lehte per te pasur qaje ne to eshte te shtypim F2 ose butonin e fshirjes gjate sekondave te para te nje boot-up.

Kur te qaseni brenda BIOS, duhet patur shume kujdes. Eshte mire qe te shkursh ne nje leter gjdo opsion qe shfaqet ne ekran. Ne kete menyre, nese ndryshoni ndonje gje dhe kompjuteri behet edhe me i paqndrueshem, ju do te dini se cilat opsionie ti ktheni sic kane cene.

Nje BIOS error i referohet CAS latency. Kjo i referohet Ram-it. EDO me te vjeta (extended data out) Ram ka nje CAS latency 3. SDRam me i ri ka CAS latency 2. Ne rast se gaboni numrin e tyre Ram mund te bllokohet dhe te ngrije pamjen e ekranit e PC.

Microsoft Windows eshte me i mire qe te lokalizoj IRQ numrat me mire se cdo BIOS tjeter. Nese eshte e mundshme caktoni IRQ numrat net Auto ne BIOS. Kjo do te lejoj Windowsin qe te lokalizoj IRQ numrat (sigurohuni qe opsioni ne BIOS per Plug and Play OS eshte 'yes' per te lejuar Windowsin per ta bere kete.).

4. Hard disk drives

Pas disa javesh, informatat ne hard disck fillojn te behen te pjesshme apo te fragmentuara. Eshte mire qe te defragmentojne hard diskun cdo jave, Per te ndaluar hard diskun qe te nrgije imazhin e ekranit. Shkoni ne

* Start-Programs-Accessories-System Tools-Disk Defragmenter

Kjo do te filloj proceduren. Ju nuk do te keni mundesi te shkurani te dhena ne hard disk (ti ruani ato) gjate kohes kur disku eshte ne defragmentim, pra eshte ide e mire qe te leshoni defragmentimin gjate kohet qe PC nuk eshte aktive pra nuk e perdor askush.

Disa bllokime dhe ngrirje te imazhe mund te shkaktohen nga disa probleme te hard diskut te cilat mund te zgjidhen duke ulur optimimin e read-ahead. Kjo mund te caktohet duke shkuar ne:

* Start-Settings-Control Panel-System Icon-Performance-File System-Hard Disk.

Hard disqet mund te ngadalsohen e nganjehere edhe te deshtonje nese jane shume e ngarkuar. Perkujdesuni per PC tuaj duke e pastruar cdo 2-3 muaj dhe duke liruar hapsire. Hapni folderin e Windows-it ne drive C dhe gjeni Temporary Internet Files folderin. Duke fshire permbajtjen (jo folderin) mund te liroj shume hapsir.

Pastroni apo Empty Recycle Bin cdo jave per te liruar hapsir. Hard disk drivet duhet te skanohen cdo jave per errore. Shkoni ne

* Start-Programs-Accessories-System Tools-ScanDisk

Mund edhe te leshoni Task Scheduler per ta aktivizuar kete opsion gjate nates kur PC nuk eshte aktiv.

5. Fatal OE exceptions and VXD errors

Fatal OE exception erroret dhe VXD erroret shpesh jane te shkaktuara nga problemet e karteles grafike.

Kto mund te zgjidhen shume lehte duke ulur rezulucionin e ekranit. Shkoni ne

* Start-Settings-Control Panel-Display-Settings

Ketu duhet te reshqitni barin deri posht. Shikoni ne te majt te dritares opsionet e ngjyrave. Per shume Desktop, kualiteti i lart i ngjyrave 16-bit eshte me i pershtatshmi.

Nese ekrani ngrihet dhe bllokohet at'here mund te jete problemi i Karteles Grafike. Sigurohuni qe nuk ka problem hardverik. Shkoni ne

* Start-Settings-Control Panel-System-Device Manager

Ketu, selektoni + brenda Display Adapter. Nje rresht text qe pershkruan kartelen tuaj grafike do te paraqitet. Selektojeni (markojeni me te kalter) dhe klikoni Properties. Selektoni burimet duke klikuar ne cdo rresht. Kerkoni nje mesazh qe shkruan No Conflicts.

Nese keni konflikt hardverik te karteles grafike, do ta shihni ketu. Kujdes ne kete pik dhe shkruani cdo gje qe beni perndryshe mund te ndodh qe te gjera te shkojn keq.

Menyra per te zgjedhur nje konflikt hardverik duke klikuar Use Automatic Settings box dhe klikoni Change Settings. Tani ju po kerkoni nje mesazh "No Conflicts".

Nje menyre tjeter per te zgjedhur problemet e karteles grafike eshte duke shkuar ne

* Start-Settings-Control Panel-System-Performance-Graphics

Ketu duhet te rreshqitni Hardware Acceleration ne te majte. Si gjithmone, jane te shkaktuara nga driveret e vjeter (driver eshte nje software i vogel qe perdoret nga pajisja harderike per te komunikuar me PC).

Shikoni prodhuesin e karteles tuaj grafike dhe kerkoni ne internet per driveret me te ri nga ata.

6. Virusat

Shpesh pas infektimit me virus fillon jostabiliteti i PC. Disa viruse fshijn sektorin e BOOT e nje hard disku, duke e bere te pamundur startimin. Per kete arsye eshte mire te krijojm nje Windows Start-up disk. Shkoni ne

* Start-Settings-Control Panel-Add/Remove Programs

Ketu, kerkoni per Start Up Disk. Mbrojtja nga viruset kerkon vemendje te lart.

Nje virus skanner kerkon nje list te viruseve ne menyre qe te jete e mundshme te identifikoj virusat. Kto lista jane te ruajtura ne nje DAT file. DAT duhet te update cdo jave nga website i prodhuesit te antivirusit tuaj.

Nje antivirus shume funksional eshte McAfee VirusScan nga Network Associates ( www.nai.com). Nje tjeter eshte Norton AntiVirus 2000, e prodhuar nga Symantec ( www.symantec.com).

7. Printerat

Aksioni i dergimit te fajllit nga PC ne printer shpesh krijon nje fajll me te madh, shpesh e quajtur postscript file.

Printeret kane nje madhsi memorike shume te vogel, e quajtur buffer. Kjo memorje shum lehte mund te mbingarkohet. Printimi i nje dokumenti me printer shpesh perdor nje pjese te madhe te fuqise ne CPU. Kjo gjithashtu do te ngadalsoj punen e PC.

Nese printeri po tenton te printoj karaktere jo te zakonshme, ato mund te mos njihen, dhe mund te deshtojn PC. Nganjeher printeret nuk mund te riparohen nga nje deshtim sepse mund te kete problem ne buffer. Nje menryre e mire per te pastruar buffer eshte ta fikim printerin dhe ta largojm nga rryma per 10 sec. Duke e ndezur nga nje priz(shteker) me pak rrym, gjithashtu mund te thirret ndezja e ftoft, do te mund te rikthej opsionet normale te printerit dhe tju mundsoj qe te vazhdoni.

8. Software

Nje gje qe sjelle shum probleme ne PC eshte instalimi i keq i softwareve. Shpesh problemet mund te zgjedhen duke i fshire programet dhe duke i riinstaluar ato. Perdorni Norton Uninstall ose Uninstall Shield per te fshire nje program nga PC juaj komplet. Kjo do te fshije edhe referencat e programeve ne System Registry dhe do te hap rrugen per te instaluar nje version te ri te ati programi.

System Registry mund te demtohet nga programet qe ju keni menduar qe i keni c'instaluar. Perdori Reg Cleaner nga Jouni Vuorio per te pastruar System Registry nga mebetjet e programeve te c'instaluara. Funksionin me Windows 95, Windows 98, Windows 98 SE (Second Edition), Windows Millennium Edition (ME), NT4 and Windows 2000.

Lexoni instrukcionet dhe perdoreni me kujdes qe te mos shkaktoni deme ne System Registry. Nese Registry eshte e demtuar do tju duhet te riinstaloni sistemin operativ. Reg Cleaner mund te merret nga www.jv16.org

Shpesh problemet e Windowsit mund te zgjidhen duke hyre ne Safe Mode. Kjo mund te behet gjat ndezjes se PC. Kur shihni mesazhin "Starting Windows" shtypni F4. Kjo duhet tju dergoj ne Safe Mode.

Safe Mode aktivizon minimumin e drivereve. Ju mundeson te gjeni dhe ti rregulloni problemet qe Windowsi automatikisht nga hapja.

Nganjehere eshte e veshtire te instalohet Windowsi per arsye te opsioneve te gabuara ne BIOS. Nese ju shfaqet SUWIN error mesazhet (Windows setup) gjate instalimit te Windowsit, provoni te hyni ne BIOS dhe te deaktivizoni CPU internal cache. Provoni te deaktivizoni Level 2 (L2) cache nese ajo nuk funksionon.

Mos harroni qe ti riktheni te gjitha opsionet e BIOS ne normale pas instalimit.

9. Tejnxehja

Central processing units (CPUs) jane zakonisht te pajisur me ventilator per te ftohur nxehjen e procesorit. Nese ventilatori deshton apo CPU vjetrohet shume mund te ndodh qe te tejnxehet dhe te gjeneroj nje error i quajtur kernel error. Kjo ndodh kur PC tentoj te punoj me shpejt se qe ne realitet mundet.

Nje zjgedhje eshte te marrim nje ventilator me ta madh dhe me ti mir dhe ta instalojm mbi CPU. Mund te gjeni ventilator ftohes spesial ne www.computernerd.com ose www.coolit.com

Problemet e CPU-s shpesh mund te zgjedhen duke deaktivizuar CPU internal cache ne BIOS.Kjo do te beje qe PC te punoj me ngadal, por edhe duhet te jet me stabil.

10. Problemet me furnizuerin (power supply)

Nje problem tjeter qe shpesh sjell telashe eshte power supply. Nje tension i lart apo nderprerje e rrymes mund te demtoj kompjuterin.

Pra eshte e preferushme qe te bleni nje uninterrupted power supply (UPS). Kjo do tju jepte engergji elektrike te paster, dhe do tju jepte disa minuta shtes per ta fikur PC me ane te opsionit Shut Down ne rast te ndaljes se rrymes.

Eshte nje investim i mire nese keni te dhena te rendesishme, sepse nderprerja e energjise elektrike do te humb te dhenat e paruajtura ne Pc.



------------------------------------------------------------------------------

d.m.th e fjales hacker

Haker anglisht hacker është emri qe i jepet nje personi qe krijon e ndryshon kompjuter software dhe hardware, dhe qe ka njohuri ne kompjuter programim, kompjuter perdorim dhe në çështjet e sigurise te sistemeve kompjuterike. Hakeri është nje njeri qe merret me perballimin e sfidave intelektuale për te vepruar apo tejkaluar ne menyre krijuese kufinjte qe i vihen, jo vetem ne fushat e interesuara te tij (zakonisht informatiken apo inxhenierine elektronike) por ne te gjitha lëmet e jetës se tij. Hakeri mund te cilesohet edhe si nje njeri entuziast (zelltar) dhe kureshtar ne fushen e informatikes dhe kompjuterikes qe futet pa leje ne kompjuterat (rrjetet kompjuterike) e qeverise apo shoqerive (i shtyre nga kureshtja për te mesuar me teper) për te marre informacionet qe do.
Ne lemin e kompjuter programimit hakeri është nje programues qe "mat e pret" ose arrin qellimin e tij duke perdorur nje rradhe ndryshimesh te shfrytezoje ose zgjase kodin (çelësin) apo burimin. Për disa njerez, emri haker ka nje fame te keqe dhe lidhet me personin qe "kosit" ose perdor dhune për te kryer detyra programuese te cilat janë te shemtuara dhe te pasuksesshme. Trajta negative e emrit "hack" perdoret madje mes perdoruesve ne kuptim pozitiv te hakerit.
Ne fushen e sigurise kompjuterike hakeri është nje person i afte te shfrytezoje apo te hyje pa leje me ane te mjeshtrive e taktikave ne nje sistem kompjuterik. Kjo lidhet zakonisht me hakerat Black hats (kapele zinjte). Kundershtaret e tyre janë White hats (kapele bardhet) te cilet janë hakera me parime dhe etike, qe nuk demtojne kurre nje sistem kompjuterik. Poashtu ka edhe Grey hats (Kapelat e perhirta). "Hakera" jo te mirefillte qe s´kane shume njohuri ne programim apo ne informatike dhe qe perdorin programe te gatshme nga te tjeret dhe demtojne çdo sistem te pambrojtur janë Script kiddies (femije shkarravinash).
Ne haker-kulture, hakeri është nje person qe ka arritur nje status te sigurt shoqeror dhe është i njohur midis anetareve te kultures për kryerje te vlerave kulturore dhe nje sasi te besueshme te diturise teknike.



-----------------------------------------------------------------------------



Fjalori i Informatikës

 


Fjalori i informatikës
Analog
Proces i cili vazhdon me një ritëm të pandryshuar. E kundërta e analogut është digitali.

ASCII
Shkurtesë për American Standard Code Information Interchange. Është një tabelë me 7 bit.

Basic
Beginners All purpose Symbolic Instruction Code. Gjuhë programuese me qëllim të përvetsimit të programit të zhvilluar në vitet 1963-65 në një kolegj të SHBA-së.

BPS
Bits pro Second BPS. Kjo është shkurtesë për matjen e transfermit të shenimeve në sekondë.

Binar
Dual, në dy pjesë apo dy vlersime rrjedh nga gjuha angleze Binary.

Bit
Vlera e kësaj mund të jetë 0 apo 1. Binary Digit.

Boot
Startimi i kompjuterit. Programi i parë i cili startohet nga ROM`i (Read Only Memory).

Byte
Njësi matëse për memorje. Një byte (lexo: bajt) i ka 8 bit.

C, C++
C është një gjuhë programuese e cila është e zhvilluar në vitin 1973 për sistemin punues “UNIX”. Kjo gjuhë programuese është zhvilluar në vitin 1986 dhe merr emrin C+. Dhe më vonë merr emrin C++, ku ka ndryshime në përpunimin e objekteve.

CAD
Computer Aided Design. Program për konstuktimin dhe vizatimin e projekteve teknike. CAD të njohura momentalisht janë: CATIA (IBM), AutoCAD (Autodesk) si dhe e specializuar për vizatime teknike në 3D është Pro Enginner (PTC).

CAE
Computer Aided Engineering. Program për planifikimin dhe projektimin e projekteve inxhinjerike.

CAM
Computer Aider Manufacturing. Finalizimi i produkteve me ndihmen e makinave si psh. CNC (Computer Numerical Control)

CAP
Computer Aided Planing. Planifikimi dhe përgaditja e përpunimit apo projektit.

CASE
Computer Aided Software Engineering. Përmbanë një sasi të veprimeve siç janë: përpunimi i programeve, përkthimi i tyre, editorët etj.

CAQ
Computer Aided Quality Control. Metoda për kontrollimin e qualiteteve të produkteve përmes kompjuterit.

CD-ROM
Computer Disk-Read Only Memory. Bartësi memorizues optik. Këtu nuk mundemi të i regjistrojm shenimet tona.

Chip
E ndërtuar nga siliciumi dhe është element gjysmë përçues.

CNC
Computer Numerical Control. Dirigjimi i makinave psh. në industrinë mekanike.

Cod
Një lloj çelsi, me të cilin bëhet e pamundur hapja psh. e programeve nga personat e pa autorizuar.

Computer
Emri internacional për kompjuterët personal. Rrejdh nga flaja Computare që do të thotë Llogaritje.

CPU
Computer Procesor Unit. Ky është një procesor kryesor i cili dirigjon gjithë kompjuterin.

Cursor
Treguesi i pozitës së shkrimit. Paraqitja e tij në monitor tregon vendim e veprimit.

DOS
Disk Operating System. Sistemi punes prej të cilit startohet (booting) kompjuteri dhe programet tjera.

Dual
Sistemi binar

Digital
Digi-Gishti. Diçka që mund të numërohet, psh. numra dhe shënime që sistemi kompjuterik mund t`i llogaritë.

Disketa
Memorizuesi ekstern. Floppy Disk

Electronic Mail- E-mail
Transferimi i informatave përmes shtegtimit elektronik.

Floppy disk
lexo-disketa

Formatim
Urdhër me të cilin mund të formatohet disketa apo H-disku, pra me ketë urdhër fshihet disketa apo hard disku.

Gateway
Lloj kompjuteri (Server-Hyrje) i cili mundëson hyrjen në bashkësin e sistemeve kompjuterike të lidhur në rrjetin kompjuterik psh. LAN Local Area Network

Gbyt
1 Gigabyt=1073741824 Byt, kjo është njësi për matjen e memorjes kompjuterike.


Hard Disc H-Disc
Disku i cili ndodhet në njësin qendrore kompjuterike ku deponohen programet.

Hardware
Komponentet fizike si psh. Printeri, Monitori, Tastatura etj.

Hidden Files
Përmbajtjet e fshehura të datave.

Http
Hyper Text Transfer Protocol. Protocol me të cilin mundësohet bartja e informacioneve në internet.

ID
Identification-Njohja apo identifikimi

Input
Hyrja e informatave

ISDN
Integrated Service Digital Network, rrjetë komunikimi e ndërtuar mbi principin e transferimit digital të informatave.

Kb
1Kilobyt = 1024 Byt, njësi matëse e memorjes kompjuterike.

Keyboard
Fjalë anglezë që do të thotë Tastaturë.

LAN
Local Area Network, rrjeta kompjuterike e kufizuar vetëm në një lokal.

LCD
Liquid Crystal Display. Monitor i cili bëhet me tekniken e perpunimit të kristaleve.

Mailbox
Arka postale elektronike.

Mbyt
1 Mbyt = 1048576 Byt, njësi matëse e memorjes kompjuterike

Menu
Përmbajta e urdhërave, e cila zakonisht gjendet në anën e majt lartë programeve.

Maus
Mini elektronik, me të cilin mundet të levizni kursorin në monitor.

Mikroprocessor
Është një Chip elektonik i cili ka funksionin kryesor në sistemet kompjuterike.

MODEM
MO-Modulator, DEM-Demodulator. Ky mundëson komunikimin nëpërmes dy kompjuterave.

Network Software
Program me të cilin mundesohet punimi në rrjetë kompjuterike

Output
Dalje e shënimeve nga sistemi kompjuterik, këtu bënë pjesë edhe Printeri apo Monitori.

OS/2
Sistem punes si psh. Windows, i cili është zhvilluar nga firma amerikane IBM.

Pentium
Një lloj procesori i firmës Intel. Llojet: Pentium III, IV, Celereon etj.

Pixel
Picture Element. Elementi më i vogel i cili prezentohet psh. në Monitor apo Priter.

PostScript
Gjuhë programuese e cila dirigjon printerin.

Printer
Shtypësi

RAM
Random Access Memory. Është memorja në të cilan shkruhen dhe lexohen programet. (ROM-memorja vetëm për lexim).

ROM
Read Only Memory. Memorje në të cilën mundësohet vetëm leximi i programeve.

Scanner
Periferi e sistemit kompjuterik, me të cilin mundësohet kopjimi i dokumenteve në monitor pastaj ku mundet të bëhet përpunimi.

Server
Kompjuteri kryesor në një rrjetë, prej të cilit psh. mundësohet ndrrimi i pasëordit.

Software
Programe kompjuterike të cilat mund të jenë të shkruara në shumë gjuhë të ndryshme programuese si psh. Pascal, C++ etj

Streamer
Periferi e kompjuterit në të cilin mundësohet sigurimi i shenimeve në një shirit memorizues.

TCP/IP
Transmision Control Protocol/ Internet Protocol. Protokolli i kontrollimit kur komunikohet përmes internetit.

Unix
Sistem punues i cili është zhvilluar në SHBA.

Utility
Programe për shërbime të ndryshme

VGA
Video Graphics Array.

WAN
Wide Area Network, rrjeta e cila mundëson komunikimin në një hapësirë të gjërë psh. nëpër qytete. Është e kundërta e LAN`it.

Word
Program për përpunimin e teksteve e cila zhvillohet nga firma e njohur Microsoft




------------------------------------------------------------------------------

Mirembajtja e  CD dhe DVD





Disqet Kompakt (compact disc) ose shkurt CD, janë relativisht të fortë por nga pakujdesia e përdoruesve ato mund të bëhen *** ose të dëmtohen dhe këto shkaktojnë ndalesën e kengëve ose humbjen e informacionit të ruajtur. Përdorimi i shpeshtë i CD-ve të gërvishtur, ose të ***të me pluhura dëmtojnë edhe lentet e aparateve të ndryshme si CD-Player, DVD-Player, Kompjuterave, etj. Për të shmangur këto probleme dhe për të zgjatur jetën e aparatëve, këshillohet që CD të mbahen me kujdes dhe të pastrohen mirë para përdorimit.

Mirëmbajtja e CD
- Mbajini gjithnjë në kasetat plastike ose xhepat prej letre/rrobe.
- Mbajini në temperatura normale, larg vendeve me lagështirë, larg rrezeve të diellit.
- Mos i vendosni në sipërfaqe ku mund të përthyen ose deformohen.
- Mos i vendosni në sipërfaqe të ashpërta ose me pluhura.

Përdorimi
- CD duhen prekur vetëm nga vrima në qëndër ose nga anët.
- Mos i prekni dhe mos lini shënja gishtash.
- Mos i përthyeni dhe mos i deformoni.
- Mos shkruani me laps, stiaps dhe sende të tjera të mprehta.
- Për të shkruar mbi CD përdorni vetëm penelat me majë të butë prej rrobe ose sfungjeri.

Pastrimi
Në dyqan mund të gjeni peceta dhe solucione të posaçme për pastrimin e CD por të njëjtat materiale mund ti keni në shtëpi.
Për solucionet e gatshme duhet të ndiqni udhëzimet e fabrikës. Solucioni hidhet gjithnjë mbi pecetë dhe pastaj peceta përdoret për të fshirë lehtë CD. Mos e hidhni solucionin direkt mbi CD.

1. Vendoseni CD mbi një sipërfaqe të lëmuar ose rrobë të butë (jo statike) dhe mbajeni në vend duke e kapur nga anët.
2. Me dorën tjetër fshijeni lehtë me një pecetë të butë (jo statike) si ajo që përdoret për pastrimin e syzeve ose monitorëve. Në qoftë se nuk keni pecetë prej rrobe, mund të përdorni kartpeceta të buta higjenike pa push.
3. Fërkimi bëhet duke filluar nga qëndra dhe duke vazhduar drejt anës së rrethit duke përshkuar rrezen. Mos e fërkoni në formë rrethi.
4. Vazhdojeni fërkimin deri sa të zhduken shënjat e gishtave, njollat, pluhuri dhe ***llëqe të tjera. Në qoftë se njollat nuk dalin, peceta mund të njomet me pak ujë të vakët. Mos përdorni alkool, vajra, apo solucione të tjera sepse këto mund të depërtojnë sipërfaqen e CD dhe dëmtojnë informacionin. Kur të mbaroni pastrimin, sipërfaqja duhet të jetë e thatë dhe pa njolla.

Këshilla më lart janë të vlefshme edhe për miniCD dhe DVD.


Lentja është e vështirë për t'u pastruar, prandaj duhet treguar kujdes që të mos futësh CD të ***të ose me pluhura në aparatet që përdorni. CD e pastrimit nuk bëjnë keq, por nuk është nevoja e pastrimit nqs nuk ke vënë re probleme.

Problemi që ka përmëndur PINK mendoj se vjen nga pluhurat që mund të ketë marrë aparati brënda dhe gjatë rotullimit të CD, shkaktohen edhe gërvishtje. Ndonjëherë edhe pluhurat duken si gërvishtje, prandaj provo të pastrosh CD dhe besoj se gërvishtjet do zhduken. Nqs aparati po dëmton CD, atëherë mund të provosh një pastrim të lentes me CD-të e posaçme që ka përmëndur ElMajico më lart. Këto mund t'i gjesh në dyqane me paisje elektronike.

Para se të luash CD, pastroi pluhurat nga të dyja anët.

Ja disa rezultate nga google, sa për shëmbull:
http://www.google.com/froogle?scorin...d+lens+cleaner

Per Cd playerat e makinave,rregulli nr 1,kurre nuk duhet futur CD ne CD Player kur makina eshte ne levizje.Gjithashtu edhe kur hiqet,nuk duhet hequr kur makina leviz.Sistemi i amortizatoreve te rrotave makines(shocks) mund te ndikoje per keq,ne CD,mund te shkaktoje gervishje ne CD.Ne kushte normale amortizatoret ne rrota,zbusin goditjet ulje ngritjet e makines kur ajo kalon ne segmente te deformuara,demtuara ne rruge.Kur amortizatoret dobsohen,rriten lekundjet vertikale te makinese gjate udhetimit,kjo mund te ndikoje ne gervishje te CD.
Ndikon lloji i CD Playerit.CD playerat e rinj mund te jene me difekte ,probleme ne dizenjo.Mund te kete difekt kontrollori,chipsi elektronik brenda CD playerit qe drejton gjithe aktivitetin e CD Playerit.Vete ky qark elektronik ka nje driver,program te vogel qe leshon instruksione bazuar ne marrjen e rrymes elektrike,milivoltazheve dhe miliampereve.Nqs driveri ka nje difekt shume shume te vogel,ai mund te shkaktoje prishjen e CD-se.Keto lloj drivera quhen firmware.
Sipas modelit te CD playerit qe ke duhet pare te faqja e manifaktures se CD Playerit per ndonje firmware update.
Mund te jete problemi i ndryshimit te voltazhit dhe ampereve kur cd playeri luan.
Lekundjet e voltazhit ,sado te vogla ndikojne per keq,mund te prishin CD.Nje difekt i tille mund te regullohet te servisi i dyqanit .Ato i bejne nje kontroll per rrymen me Multimeter.Quhet kalibrim Fuqie.
Mund te jete problem mekanik.Vete Cd playeri ka nje pjese qe futet te brima e CD
dhe e mberthen.Kur kjo pjese nuk ka nje precizion te sakte te mbajtjes,mberthimit
gjate kohes qe cd luan,ose nuk eshte shume ne qender,atehere kjo mund te shkaktoje,drithje vertikale te vogla te cd-se dhe gervishje.Fleta e CD-se normalisht kur rrotullohet nuk duhet te pesoje asnje drithje,tundje ne drejtim vertikal.Keto gervishje te kane ndodhur ne 3 CD.A jane CD-te te te njejtit tip?psh CD Memorex,TDK.Ne qofte se te ka ndodhur te tre CD te te njejtit tip memorex,atehere ,kjo ndodh pasi cd-ja ka specifika audio jo tamam ashtu sic i kerkon CD Playeri.Specifikat audio mund te gjenden tek REDBook,qe jep me saktesi specifikat audio te nje tipi CD,bazuar ne etiketen.Me nje fjale Cd playeri qe ke nuk i "pelqen"nje kategori CD-sh dhe mire eshte qe ato mos te perdoren.
Ne qofte se CD playeri luan mire dhe nuk ka histori gervishjesh per CD Sony atehere duhen perdorur CD Sony.Makina eshte ambjenti me i keq dhe me i rrezikshem per te luajtur CD.Ka luhatje me te medha te temperatures,lageshtise ajrore.Cd Playerat e prodhuar ne pergjithsi nuk kalojne ne testim te forte,per rezistence dhe cilesi pune,keshtu qe nuk jane perfekt,pa folur per problemet me driverat qe mund te kene.Lenja e CD-ve ne makine hapur,ndikon shume keq,pasi cd-ja i thith me shpejt pluhurat dhe lageshtine.Shancet per kontaktet me rrezet e diellit direkte jane me te medha.Duhen mbajtur ne Cd mbajtesen e vet origjinale ose zarf Cd-sh letre.Cd ja kur futet ne CD player nuk duhet kapur me dore si nje pjate guzhine,por te hapet pellemba e dores dhe majat e gishtave ta mberthejne CD-ne nga periferia.Kjo eviton lenje shenja gishtash ne siperfaqe.Ndikon shume edhe cilesia qe ka vete CD-ja.CD-te kane nje shtrese shume te holle ne siperfaqe qe reflekton driten.Kjo shtrese ne disa lloj cd-sh eshte me cilesi me te dobet,e krijuar me material me cmim te lire dhe rezistence te ulet.
Shenja me tipike kur nje CD-je i ka ardhur koha per tu pastruar eshte kur e degjon nje kenge nga fillimi,ndjen qe kenga nuk vazhdon normalisht,por ben kapercime.Fillon kenga pastaj papritur kalon te pjesa e refrenit te kenges,ose ne fund te kenges,ose kalon menjehere te nje kenge tjeter.Kjo ndodh pasi sektore te diskut,nuk e reflektojne mire rrezen e drites qe leshon koka lazer,pasi sektori ka pluhur eshte i ndotur pak.Per pasoje Koka e Lazerit brenda CD Playerit qe lexon CD,i ben kapercim ,injoron pjese te ndotura dhe vazhdon lexon nje sektor,me te paster.Ne raste ndotjeje sidomos ne periferi te CD-se,mund te ndodh qe CD te mos luaje kenge fare,dmth koka e lazerit ngec ne lexim qe ne trakun e pare te kenges.Gervishjet e holla sa fija e flokut mund te rregullohen
duke aplikuar te vija Vazeline(ose njihet edhe me emrin petroleum jelly),lihet 4-5 minuta dhe fshihet.Pastaj ne CD player mund ta degjosh kengen qe ka gervishjen pa problem.Materiale te tjera qe mund te aplikohen me sukses jane gjithe produktet dyll,dyll makinash,dyll parketi, dyll dyshemesh etj.Mund te perdoret dhe nje pajisje e vecante qe rregullon gervishjet.Quhet Skip doktor si ne figuren poshte.Vlen per rastet kur ka shume cd per tu riparuar.Mire eshte qe ketyre CD-ve tu behet nje kopje e kengeve ne kompjuter.Per ti marre kenget nga CD-ja dhe futur ne kompjuter mund te perdoret programi BadCopy Pro,ose ndonje program tjeter CD Audio ripper.Gervishjet e thella intensive e nxjerrin CD-ne jashte perdorimit,nuk mund te riparohen.



-----------------------------------------------------------------------------




Çfare eshte Ping-u


Ping eshte komanda e IP protocol e cila te ndihmon me nje pergjigje me te tregu sa po merr paketa.

Kur te merr paket te pergjigjet ne ping. Mundet me u mat koha e cila eshte e oligushme te shkoj deri tek pranuesi dhe te kthehet prap.Kjo kohe matet me milisekonda.

Ping mund te besh me ane te komandes ping (ne Unix dhe Windows platformat) Keshtu qe ne komand shkon:

Ping Adresa

Dhe pastaj do te fitoni shpejtesin e paketes tuaj:

Shembull: "ping yahoo.com"

Pinging yahoo.com [216.109.112.135] with 32 bytes of

Reply from 216.109.112.135: bytes=32 time=141ms TTL=4
Reply from 216.109.112.135: bytes=32 time=463ms TTL=4
Reply from 216.109.112.135: bytes=32 time=480ms TTL=4
Reply from 216.109.112.135: bytes=32 time=152ms TTL=4

Ping statistics for 216.109.112.135:
Packets: Sent = 4, Received = 4, Lost = 0 (0% los
Approximate round trip times in milli-seconds:
Minimum = 141ms, Maximum = 480ms, Average = 309ms

Kjo eshte pra paketa qe fitova une ne Windows, pra kjo neve na tregoj 4 Ip komanda se si e morrem shpejtesin e paketes rezultat per cdo njeren.

Me Unix. Ping dergon cdo paket te ping-it pa ndal deri sa ta ndali (mbyllni) ju. I njejti efekt eshte edhe per Windows nese komanden (adresen) e perfundoni me -t (ping yahoo.com -t).

Ne fund komanda ping jep statistiken qe keni fitu: nr i paketave qe keni derguar, nr i paketave qe keni pranuar, nr i paketave te humbura, ma te voglen me te madhen dhe me te mesmen kohe qe keni marr te ping.

Per cka perdoret ma shume ping?

Prej te gjithave ping perdoret ma leht per me i kqyr dy lidhje perdoruseve. Ja jep ping adresen qe doni ta pingoni edhe nese keni lidhje dicka do te fitoni ping.
Vetem nese jeni ne lan dhe doni ta pingoni shokun tuaj. Nese ai ka Firewall (Murin mbrojtes) te aktivizuar pra nuk mund ta ping-oni.

ALL BY REAL AUTHOR : steelix

Powered by :steelix
 
 
Today, there have been 1 visitors (1 hits) on this page!
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Do you want your own website too?
Register for free